– “Vizitë punimeve të fazës së dytë të ndërtimit të shtratit të lumit f.Likovë, nga përfaqesuesit e UNDP-së dhe Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifit”,
– Gjatë ditës së sotme, për vizitë ishin përfaqesues të UNDP-së, të cilët u pritën nga Kryetari, m-r Erkan Arifi, të cilët bashkarisht dolën edhe në vend të ngjarjes së kryerjes të puneve të fazës së dytë të ndërtimit të shtratit të lumit në f.Likovë.
– Kryetari në emer të të gjithë banoreve të Komunës dhe në emer të vetin personal i falënderoi përzemersisht për mbështetjen dhe kontributin që po jep UNDP-ja, në realizimin e këtij projekti, po edhe projekteve të tjera me herët, ku njëherit i garantoi se gjithmon tek ai do jenë të mirëseardhur në çdo kohë, vetëm e vetëm të gjithë bashkë të realizojmë sa më shumë projekte në të mirë të banoreve të kësaj Komune, pasi vërtetë ka nevojë.
– Me respekt,