– Vizite per hirë te festes se Fiter Bajramit,
– Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Muftininë e Kumanovës e vizitoi Kryetari i Komunës së Likovës, M-r. Erkan Arifi.
– Në takim u shprehën urimet e sinqerta nga Kryetari Arifi për festën, duke e lutur të Madhërishmin që t`i ketë pranuar lutjet e bëra gjatë këtij muaji të bekuar. Edhe nga Muftiu, Abedin ef. Imeri u shpreh falënderim me rastin e kësaj vizite, duke shpresuar që takime të tilla të jenë sa më të shpeshtë, me qëllim të zgjidhjes së probleme që i tangojnë të dy palët dhe rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.
– Me respekt,