– Sot në Likovë u bë përurimi i shtratit të Lumit të Likovës, faza e dytë,
– Sot Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, Ministri i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë z.Sadulla Duraku dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së znj. Louisa Vinton, e vizituan Likovën, ku me ç`rast lëshuan dhe përuruan fazën e dytë të ndërtimit të Lumit të Likovës, fazë kjo që ishte me një gjatësi prej 390 metra dhe që kushtoi përplot rreth 200.000 dollarë. Donator i këtij projekti ishte vetë UNDP-ja.
– Me respekt,