KOMUNA E LIKOVËS
NJOFTIM
Të nderuar,
Njoftohen qytetarët e Komunës së Likovës se më datë 16.08.2022 (ditë e Martë), në orët e mbrëmjes nga ora 22:00 dhe në orët e hershme të datës 17.08.2022 (e Mërkur) deri në plotësimin e detyrës (për dezinsektim), do të kryhet FAZA e dytë e DEZINSEKTIMIT TERESTIK (tokësor) në Zonën e Komunës së Likovës.
Luten qytetarët (Bletarët), që të ndërmarrin masa mbrojtëse, përkatësisht të bëjnë mbylljen e koshereve (me masa – ujë të mjaftueshëm për pije) në kohëzgjatje prej 12 orëve, pas trajtimit në zonën e dhënë.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e këtij trajtimi, dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme kur kushtet atmosferike janë të favorshme.