,,INVESTIMET MILIONËSHE PËR UJËSJELLËSIN NË KOMUNËN E LIKOVËS VAZHDOJN,,
Menaxhimi i suksesshëm i komunës nga Kryetari, përkrahja dhe mirëkuptimi i vazhdueshëm nga këshilli komunal, si dhe kryerja e detyrave dhe obligimeve në mënyrë profesionale nga administrata komunale, kuptohet edhe bashkëpunimi shumë i ngushtë me Qeverinë, po japin rezultate të vazhdueshme.
Prandaj edhe gjatë ditës sotme (22 qershor 2018), u nënshkrua kontrata në mes komunës dhe Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, për ndërtimin e filter stacionit për të gjitha vendbanimet e komunës, në vlerë prej 87.920.126,oo denarëve apo 1.429.595 euro, ku komuna nga aplikimi i saj prej Bankës Europiane investuese ka siguruar 77.291.405,oo denarë apo 1.256.770 euro, ndërsa komuna nga buxheti i saj vetanak do koofinancoj në shumë prej 10.628.720,oo denarëve apo 172.824 euro.
Pas nënshkrimit të kontratës shumë shpejt edhe do të fillojn punimet me ndërtimin e filter stacionit për ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet.
Dalëngadalë padrejtësia dekadëshe që na është bërë do të marr fund, e për këtë meritë kemi të gjithë, pasi pa besimi dhe mbështetja e juaj, për ne nuk jan privilegj, por përgjegjësi.
Me respekt,